Mesfushori i njohur kosovar, Hekuran Kryeziu është rikthyer më në fund nga lëndimi që e mbajti atë jashtë fushave për disa muaj.
Ai sot u inkuadrua në minutën 55-të për skuadrën e Cyrihut që po luan si mysafirë kundër Servette. Këto janë minutat e para për mesfushorin kosovar në vitin 2020.
Ai pritet të jetë i gatshëm për kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e marsit./Gazeta Sinjali/