Trafiku Urban ka bërë të ditur për qytetarët e Prishtinës se është rikthyer në funksion aplikacioni mobil, i cili mundëson monitorimin në kohë reale të qarkullimit të autobusëve në linjat e këtij trafiku.
Në një njoftim në Facebook thuhet se “Ju njoftojmë se është rikthyer në funksion aplikacioni mobil dhe tani mundë të monitoroni në kohë reale qarkullimin e autobusëve në linjat e TU-së”.
Ndërkohë, një ditë më parë, Trafiku Urban pati njoftuar se ky aplikacion ka dalë jashtë funksionit për arsye objektive.