Përveç përballjes me koronavirusin, ku ditëve të fundit është shënuar rritje e infektimeve, një tjetër problem po i shtohet Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajri i ndotur është rikthyer dhe kjo vërehet dukshëm në Prishtinë.
Pavarësisht se ajri ishte ‘filtruar’ gjatë muajve të parë të pandemisë, duket se stina e dimrit e riktheu ndotjen.
Sipas Indeksit të Cilësisë së Ajrit, sonte në kryeqytet vlera e ndotjes është 182 dhe konsiderohet e pashëndetshme.
Vitin e kaluar Kosova u përball vazhdimisht me ndotjen e ajrit, ndërkaq duket se as këtë vit nuk do të ketë përmirësime.
Shkaktar për ndotjen e ajrit përveç gjendjes klimatike, llogaritet të jetë edhe KEK-u dhe numri i madh i automjeteve të cilat nuk kontrollohen për gjendjen e tyre. /Gazeta Sinjali/