image Rikthehen në atdhe 60 infermierë shqiptarë pas misionit humanitar në spitalet e Italisë

Rajon

Rajon/ Rikthehen në atdhe 60 infermierë shqiptarë pas misionit humanitar në spitalet e Italisë

news image

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se janë kthyer në atdhe 60 infermierë shqiptarë pasi përfunduan me sukses misionin humanitar në spitalet e Italisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Manastirliu përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook tha se ky është grupi i dytë i infermierëve që kanë shërbyer në ndihmë të popullit italian në luftën me koronavirusin, duke shtuar se janë rikthyer në atdhe shëndosh e mirë.

Ka përfunduar me sukses misioni i grupit të dytë të 60 infermierëve që shërbyen në ndihmë të popullit mik italian. Infermierët tanë janë kthyer shëndosh e mirë në Shqipëri, pas misionit humanitar në spitalet #covid zonën e Marche në Itali”, ka shkruar ajo./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/948823022240415?__xts__[0]=68.ARCkoMLtfSsaS2Vi4Ji-FtDudrzaJUce5RBjxzi8NuDP2-Qouruxt6JI6MsmQfsC05N5ybbesiYitjJbvpePKbHjLAwH5ggGv2sD1zgz1Si7A1y9uLVoPlsFL38aOSn-kO8bwq9BNaA3tietTD0gu8GCjlFpMPanutfs9xLe1B5uZMJ-CdR2DAuJfla8SSzDSm973gZPrZQF1ctWowkNtII6zp-QdD3n2fBW_LYrSIpY7vixksWoO1IH3xj-mDTsGjWM3vyTkW912F54Z8Goft4CQelg_bLboaXOA2JD4s-he7CO3SA_YEfYGw4NmqP07gQwnvyD7hiZWP-S0JL48Qo&__tn__=-R