Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha, e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për ndeshjet e nëntorit.
Dardanët më 10 nëntor do të ndeshen me Jordaninë në “Fadil Vokrri, ndërsa më 14 nëntor me Greqinë, në Athinë.
Takimi me Jordaninë do të jetë miqësore, ndërsa me Greqinë do të jetë në kuadër të Botërorit.
Nga lista e publikuar nga përzgjedhësi, vërehet që Edon Zhegrova do t’i kthehet dardanëve.
Ndërsa, Leart Paqarada e Bernard Berisha nuk janë ftuar për këto dy takime.
Pjesë e këtyre ndeshjeve do të jenë edhe Valon Berisha e Blend Idrizi.