Ambasada e Kosovës në Kanberra të Australisë është rihapur sërish pasi qëndroi disa muaj mbyllur shkaku i mungesës së shefit të misionit diplomatik.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, bëhet e ditur se ambasadorja Jetmira Bërdynaj, ka dorëzuar kredencialet e saj të Gurvenatori i Përgjithshëm, David Hurley, raporton Gazeta Sinjali.
“Ambasadorja Jetmira Bërdynaj, dje ka dorëzuar kredencialet e saj te Guvernatori i Përgjithshëm i Komonuelthit të Australisë David Hurley”, njofton ambasada e Kosovës në Australi.
The Ambassador of the Republic of Kosovo to the Commonwealth of Australia, @JBerdynaj on the 1st of April, 2022, handed over the letter of credence to the Governor-General of the Commonwealth of Australia, His Excellency General the Honourable David Hurley AC DSC (RETD). pic.twitter.com/atd15Lc6bq
— Kosovo in Australia (@KosovoinAUS) April 2, 2022