Artistja e njohur me famë botërore, Rihanna, e ka publikuar fotografinë e parë për vitin 2020.
Këtë imazh ajo e ka postuar në profilin e saj në rrjetin social Instagram, shkruan Gazeta Sinjali.
“Selfie e parë për Vitin e Ri”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e kësaj fotografie, ku shfaqet pa pikë grimi.
Rihanna ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët nuk kanë hezituar t’i shkruajnë asaj fjalët më të mira.
Ndryshe, “R9”, titullohet albumi i ri i artistes që tash e sa kohë është paralajmëruar, por që ende nuk dihet një datë zyrtare se kur do të publikohet.
Janë bërë gati katër vjet që nga lansimi i albumi të saj të fundit “Anti”. Që nga ajo kohë, Rihanna ka qenë e zënë duke punuar në biznese të tjera si: “Fenty Beauty” dhe “Savage X Fenty”./Gazeta Sinjali/