image Rifati për ligën e përbashkët Kosovë-Shqipëri: Diçka e lehtë në letër por e vështirë për t’u zbatuar

Basketboll

Basketboll/ Rifati për ligën e përbashkët Kosovë-Shqipëri: Diçka e lehtë në letër por e vështirë për t’u zbatuar

news image

Javët e fundit është përfolur shumë për një ligë të përbashkët në basketboll mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Trajneri njohur kosovar, Arbnor Rifati për Sinjali Sportiv tha se për të organizuar një ligë të tillë duhet analizuar mirë të gjitha gjërat.

‘Mendoj se duhet analizuar mirë, duke filluar nga shpenzimet e udhëtimit që do shtohen plus si do bëhet delegimi i gjyqtarëve me çfarë kritere etj. Është diçka që në letër është e lehtë por e vështirë për t’u zbatuar’, u shprehë Rifati.

Tutje, ai u shprehë se sezoni I ardhshëm do të jetë I vështirë për shkak se nuk dihet se sa bizneset do të mbështesin klubet

‘Unë mendoj që momentalisht ditën e sotshe ku jemi, është vështirë të mendohet njëherë edicioni i ardhshëm te ne, jo që s’do luhet po bizneset sa do na mbështesin. Covid19 në këndin tim është më vdekjeprurës për ekonomin sa për shëndetin. E do jetë e vështirë edhe për klubet edhe për federatën’, tha trajneri i njohur kosovar.

Rifati shtoi se shikueshmëria në Kosovë varet çdo herë nga cilësia.

 ‘Shikueshmëria në Kosovë, po flas varet çdoherë nga cilësia. Ndeshje ndërkombëtare kemi pasur palestra të zbrazta, ndërsa disa raste shumë shikues në ligën tonë. Publiku kosovare e njeh sportin respektivisht basketbollin dhe e duan në tërësi sportin.  E lehtë është kur ke cilësi, palestra një orë para full do jetë si çdoherë’, përfundoi Rifati. /Gazeta Sinjali/