image Ridvan Berisha suspendohet nga RTK: Për mbi 10 vjet më sulmuan aktivistët e Albin Kurtit, jam me fat që jam gjallë

Kosovë

Ridvan Berisha suspendohet nga RTK: Për mbi 10 vjet më sulmuan aktivistët e Albin Kurtit, jam me fat që jam gjallë

news image

Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Ridvan Berisha është suspenduar nga televizioni publik për gjashtë muaj, gjë të cilën tha se e ka parashikuar.

Duke njoftuar për këtë, Berisha ka shkruar në Facebook se është me fat që është gjallë, ndërsa i akuzoi aktivistët e Albin Kurtit se kishin organizuar “sulme sistematike” kundër tij.

“Mbi 10 vjet aktivistet e nxitur nga Albin Kurti ishin te organizuar duke ndermarre sulme sistematike kunder meje. Jam me fat qe jam gjalle, seriozisht jam me fat!Sot, u suspendova nga puna per gjashte muaj, a e dini nga kush?! Nga perfaqesuesit e Kurtit dhe te ambasades britanike, sot ne krye te RTK, te cilet shkuan aq larg me shkelje ligji jo vetem ne rastin tim por edhe publiku ordiner eshte i njoftuar se ata e kurdisen keq konkursin per drejtor te RTK-se!”, ka shkruar ai.

Nëse ka pak drejtësi, Berisha tha se “do te mbetet opsioni shtegdales për perballje”.

/GazetaSinjali/