Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka bërë me dije se një vullkan u riaktivizua këtë të shtunë në ishullin juglindor të Sarsumaio, duke shkaktuar panik te banorët e pakët të zonës.
Deri në këto momente nuk raportohet për dëme, transmeton Gazeta Sinjali.
Autoritetet u kërkuan banorëve të qëndrojnë larg zonës së rrezikuar nga vullkani, duke nxjerrë dhe një alarm të nivelit të dytë nga 5 që është maksimali.
Agjencia ka njoftuar se vullkani në Sarsumaio ishte aktivizuar për herë të fundit në vitin 2013./Gazeta Sinjali/