image Ricilësohet vepra si “Sulm seksual” ndaj të miturit që tentoi të kryej marrëdhënie me 13-vjeçaren nga Fushë Kosova - Sinjali

Ricilësohet vepra si “Sulm seksual” ndaj të miturit që tentoi të kryej marrëdhënie me 13-vjeçaren nga Fushë Kosova

news image

Dje Gazeta Sinjali ka raportuar për një rast në Fushë Kosovë, ku një 13-vjeçare dyshohet se për afër 24 orë ka qëndruar me një të mitur dhe kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se është ri-cilësuar vepra ndaj të dyshuarit, nga “Dhunim” në “Sulm seksual”.

13-vjeçarja u raportua e zhdukur të enjten pas mesnatës nga e ëma e saj, ndërsa në Polici kishte deklaruar se vajza e ka thirrur në telefon, i ka treguar se është me një person dhe ia ka ndalë telefonin.

Më pas dje në Polici është paraqitur prapë nëna, ku ka deklaruar se vajza e saj është kthyer në shtëpi dhe e njëjta më pas është intervistuar.

13-vjeçarja ka deklaruar se gjatë kohës që ka qenë jashtë shtëpisë, ka qëndruar bashkë me një të mitur, në bodrumin e një banese në Fushë Kosovë dhe kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Siç mëson Sinjali e mitura është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i mituri që është arrestuar është dërguar në ndalim për 24 orë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin