image Rezulton negativ njëri nga të infektuarit me koronavirus në Kosovë

Kosovë

Shëndetësi/ Rezulton negativ njëri nga të infektuarit me koronavirus në Kosovë

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se njëri nga pacientët me COVID-19 ka rezultuar negativ, por ka shtuar se nevojitet edhe testi kontrollues për të vërtetuar se është pacienti i parë në Kosovë që është shëruar nga koronavirusi.

Vitia ka njoftuar se po vazhdon puna përgjatë 24 orëve në MSH, IKSHPK dhe në Klinikiën Infektive në QKUK.

“Sot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve nga terreni dhe në Klinikën Infektive. Po vazhdon testimi i të gjithë kontakteve të identifikuara, të personave me COVID 19. Sot nga këto mostra tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive. Në ndërkohë kemi rezultatin e parë NEGATIV të njërit nga pcientët me COVID 19 pozitiv. Nevojitet edhe testi kontrollues dhe me shpresë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me COVID 19 në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, më herët, IKSHPK’ja ka njoftuar se edhe 8 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, duke çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 71./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/arben.vitia.3/posts/3307243755971991