image Sot dalin rezultatet për lotarinë amerikane në Shqipëri

Shqipëri

Sot dalin rezultatet për lotarinë amerikane në Shqipëri

news image

Mijëra shqiptarë që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane pasditen e kësaj të shtune do të marrin vesh dhe përgjigjen, nëse janë pjesë apo jo e listave fituese.

Përgjigjet e lotarisë do të dalin duke nisur nga ora 18:00, ku të gjithë aplikantët do të mund ti japin fund pritjes prej muajit tetor- nëntor 2021.

Ata do të mësojnë nëse janë përzgjedhur apo jo.

Ndërkaq sipas Departamentit amerikan të Shtetit për Çështjet Konsullore, këtu mund ta verifikoni nëse jeni një nga fatlumët.

Pasi të hyni në faqen e Departamentit të Shtetit, duhet të klikoni mbi butonin “check status” e më pas të vendosni kodin unik që u është dhënë kur keni bërë edhe aplikimin.

Në një njoftim të faqes zyrtare të Lotarisë Amerikane thuhet se të gjithë regjistruesit mund të fusin numrin e tyre të konfirmimit mesditën e së shtunës dhe duhet ta ruajnë atë numër deri me 30 shtator 2023.

“Regjistruesit e DV-2023 mund të fusin numrin e tyre të konfirmimit duke filluar nga mesdita (EDT) 7 maj 2022. Aplikuesit e DV-2023 duhet të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2023”, thuhet në faqen zyrtare zyrtare të Lotarise Amerikane.

/GazetaSinjali/