Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votave me kusht për Komunën e Kaçanikut, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, shkruan Gazeta Sinjali.
Bazuar në këto rezultate, Besim Ilazi nga Partia Demokratike e Kosovës prinë me 107 vota. Ilazi përcillet nga Jeton Raka, i cili me 81 vota me kusht, u rendit i dyti.
Shkëlqim Jakupi nga Lidhja Demokratike e Kosovës mori 23 vota
Ndërkaq, Shukri Luta mblodhi 16 vota, pasuar nga Kastriot Bushi mori vetëm dy vota./GazetaSinjali/