Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votave me kusht edhe për Komunën e Rahovecit. Sipas këtyre të dhënave, Smajl Latifi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë më së shumti vota me kusht.
Latifi mblodhi 120 vota me kusht, duke u renditur para kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, i cili mori 57 vota.
I treti në këtë listë është Burim Krasniqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili mori 34 vota me kusht.
Më poshtë gjeni rezultatet e votave me kusht për kryetarët e komunave dhe për Kuvendin Komunal./Gazeta Sinjali/