image Revoltimi në karantinën e Qendrës së Studentëve bëri që të intervenonte Njësia Speciale e Policisë

Kosovë

Revoltimi në karantinën e Qendrës së Studentëve bëri që të intervenonte Njësia Speciale e Policisë

news image

Ekipi i boksierëve kosovarë të izoluar në karantinën e Qendrës së Studentëve janë liruar pas për 14 ditësh qëndrim në konvikte.

Pasi dolën negativ në testet për koronavirus, ata janë revoltuar duke provuar të dalin jashtë, gjë që ka bërë që aty të shkonin forca të shumta të Njësisë Speciale të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Ekipi kosovar i boksit po mbahej në karantinën në Qendrën e Studentëve pasi ishin kthyer nga një turne jashtë vendit.

Policët që ndërhynë ishin të mobilizuar e të pajisur me pajisje për aksion, pasi kishte frikë se do të revoltoheshin edhe banorët tjerë në karantinë.

Para se të hyjnë brenda Qendrës së Studentëve, policët janë dezinfektuar. /Gazeta Sinjali/