Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në të gjithë Shqipërinë. Por duket se terrori ka kapur edhe të dënuarit e burgut 313 në Tiranë.
Sapo kanë ndjerë lëkundjet ata kanë nisur të bëjnë revoltë, të bërtasin dhe të kërkojnë nga rojet që t’u hapen dyert.
Dosja.al mëson se administrata e burgjeve u ka hapur atyre qelitë dhe i sistemuar ata në fushat sportive e ambiente të tjera të përshtatshme.
“Na nxirrni jashtë, do vdesim këtu”, janë shprehur të burgosurit./Gazeta Sinjali/