image Revole, fishekë, karikatorë dhe shufra metalike konfiskohen në Gjakovë

Policia/ Revole, fishekë, karikatorë dhe shufra metalike konfiskohen në Gjakovë

news image

Gjatë ditës së sotme policia ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të armëve dhe municionit.

“Plani operativ ‘ARMËT’  është kryer në fshatin Fshej të Gjakovës, me ç’rast gjatë bastisjes janë konfiskuar  sasi e konsiderueshme e armëve dhe municionit dhe mjete tjera të ftohta  si:

•         2 AK 47,

•         1 revole,

•         290  fishekë të kalibrave të ndryshëm,

•         7 karikatorë të armëve AK-47

•         4 copë krehër të fishekëve

•         1 pastrues të armëve,

•         2 shufra metalike,

•         3 thika ushtarake,

•         1 boks të hekurt”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

/Gazeta Sinjali/