image Revista "Time" zgjedh "Personin e vitit"

Botë

Revista “Time” zgjedh “Personin e vitit”

news image

Revista “Time” ka shpallur drejtorin ekzekutiv të Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, si “Personin e vitit”.

Viti 2021 ka qenë një vit i mbarë për Musk, pasi në këtë vit u bë njeriu më i pasur në botë. Ndërkohë, me SpaceX lëshoi në orbitë edhe raketën e parë me një ekuipazh të përbërë vetëm nga turistë, pa asnjë astronaut profesionist në bord.

“Bloomberg” vlerëson se pasuria neto e tij është mbi 336 miliardë dollarë.

Elon Musk u lind në Afrikën e Jugut, në vitin 1971 dhe është fëmija i parë i një inxhinieri dhe një modeleje. Sikurse ka treguar vetë, Musk ishte një fëmijë i ndrojtur, i bullizuar nga të tjerët dhe i zhytur në botën e kompjuterëve.

Ai vuan nga sindroma Asperger, e cila është një nga grupet e çrregullimeve neurologjike të njohura si çrregullime të spektrit të autizmit (ASD).

Por, falë aftësive të jashtëzakonshme kompjuterike, në moshën 12-vjeçare, ai krijoi dhe shiti për 500 dollarë një lojë elektronike të quajtur “Blastar”.

Gjeniu nga Afrika e Jugut krijoi më pas bazat e Paypal, kompanisë hapësinore “Space X” që synon të kolonizojë Marsin dhe “Teslas”, prodhuesit të makinave elektrike./GazetaSinjali/