image France Football zgjedh Benzeman para Mbappes si futbollist të vitit

Futboll

France Football zgjedh Benzeman para Mbappes si futbollist të vitit

news image

Ylli i Real Madridi është zgjedhur futbollisti më i mirë francez për vitin 2021.

Karim Benzema është futbollisti më i mirë francez për vitin 2021. Numri i 9 festoi golin e 302-të për Real Madridin kundër Barcelonës të mërkurën në mbrëmje në gjysmëfinalen e Super Kupës së Spanjës, duke vazhduar kështu formën e tij me klubin.

Kjo formë e tij ishte konsistente gjatë tërë 2021-ës dhe madje bëri që ai të ftohet nga Franca për Euro 2020.

Aq impresive ishte forma e tij saqë France Football e nominoi atë si futbollistin më të mirë francez për vitin 2021, duke e vënë atë para Kylian Mbappe. Madje, ky është një çmim për Benzemën para N’Golo Kante.

“Jam bërë numri 9, numër që kam dashur gjithmonë të jem”, tha Benzema në intervistën e tij për France Football.

Me 23 gola në 26 ndeshje deri me tani këtë sezon dhe nëntë asiste po ashtu, Benzema ka treguar se nuk e ka ndërmend të ndalet me Los Blancos dhe ai është i etur të arrin edhe më shumë më 2022./Gazeta Sinjali Sporti/