image FIFA sot jep çmimet për më të mirët e vitit 2021

Futboll

FIFA sot jep çmimet për më të mirët e vitit 2021

news image

FIFA do të shpallë sot në mbrëmje më të mirët për vitin 2021. Në garë për këtë çmim janë Lionel Messi, Robert Lewandowski dhe Mohamad Salah.

Messi vjen pas suksesit në Topin e Artë ku triumfoi për herë të shtatë. Si Lionel Messi dhe Robert Lewandowski e kanë marrë më parë çmimin Lojtari më i mirë i Vitit, ndërsa Mohamed Salah është renditur i treti në 2018.

Përzgjedhja bëhet duke mbledhur vota të gazetarëve, trajnerëve e kapitenëve të kombëtareve dhe tifozëve.

FIFA do të dorëzojë vlerësimet edhe në kategori të tjera ku veçohen trajneri më i mirë, ekipi më i mirë apo goli më i bukur i vitit ose siç njihet ndryshe çmimi Puskas. Ky është edicioni i gjashtë i këtij aktiviteti.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve fillon nga ora 19:00 me kohën tonë lokale. /Gazeta Sinjali Sporti/