image Reuters shkruan për arritjen e marrëveshjes mes VV-së dhe LDK-së

Politikë

Qeveria/ Reuters shkruan për arritjen e marrëveshjes mes VV-së dhe LDK-së

news image

Agjencia më e madhe e lajmeve në Britaninë e Madhe, Reuters, ka shkruar për arritjen e marrëveshjes mes VV-së dhe LDK-së, ku ka njoftuar lexuesit e saj për konferencën e mbajtur sot nga liderët e dy partive më të mëdha në zgjedhjet e fundit, Albin Kurti dhe Isa Mustafa.

”Dy partitë më të mëdha në Kosovë kanë arritur një marrëveshje të dielën për krijimin e një qeverie të re pas gati katër muajve nga data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, të cilat erdhën për shkak të dorëheqjes së kryeministrit të kaluar”, shkroi sot agjencia e lajmeve, Reuters.

Albin Kurti, lideri 44-vjeçar i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se do të bëhet kryeministër sipas marrëveshjes dhe punës me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe grupeve të tjera.

Në shkrimin e Reuters thuhet se në këtë koalicion do të përfshihen edhe gjashtë grupe që i përfaqësojnë serbët, turqit, boshnjakët dhe pakicat e tjera kombëtare.

Sipas kësaj agjencie, njëra ndër sfidat më të mëdha për qeverinë e re do të jetë arritja e marrëveshjes me Serbinë, e cila vazhdimisht ka refuzuar ta njohë pavarësinë e Kosovës./ Gazeta Sinjali/