image Reuters: Izraeli do ta njohë Kosovën

Politikë

Reuters: Izraeli do ta njohë Kosovën

news image

Izraeli pritet ta njohë Kosovën menjëherë pasi kryeministri Avdullah Hoti nënshkruajti marrëveshjen mbi normalizimin ekonomik me Serbinë, në Shtëpinë e Bardhë.

Marrëveshja e sotme në Washington do t’i sjellë Kosovës një nga njohjet më të rëndësishme që kur vendi shpalli Pavarësinë në 2008, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.

Njohja nga Izraeli është “një dhuratë” nga Shtëpia e Bardhë për Kosovën, pasi delegacioni i Kosovës ra dakord të nënshkruajë një marrëveshje me Serbinë, e cila zyrtarisht njihet si Marrëveshja për Normalizimin Ekonomik.

Kryeministri Hoti sapo të përfundojë takimin me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, do të marrë një telefonatë nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili thuhet se do të konfirmojë Hotin që Izraeli e njeh Kosovën si një vend të pavarur. /GazetaSinjali/