image Reshitaj propozon që të bëhen teste rapide falas në pikat kufitare - Sinjali

Reshitaj propozon që të bëhen teste rapide falas në pikat kufitare

news image

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të rishikojë masën për hyrjen në Kosovë.

Ajo propozoi që kjo masë të zëvendësohet me bërjen e testeve rapide falas në kufi.

“Nga përvoja e deritanishme kemi kuptuar se individët infektohen dhe bëhen bartës të infeksionit edhe me dy doza të vaksinës që do thotë edhe me dozën e tretë mund të bëhesh bartës i infeksionit.”

Ata që kanë marrë dozën e dytë apo që kanë kaluar një variant të virusit dhe kanë ende imunitet, kushtimisht nuk mund të marrin dozën e tretë dhe tjetra, ka shumë vende që frekuentojnë vendin tonë dhe nuk kanë arritur të organizohen për marrje masive të dozës së tretë.”

Prandaj, unë i propozoj Qeverisë së Kosovës që të rishikojë këtë masë dhe në vend të kësaj të vendos në kufijtë tonë tokësorë dhe ajrorë testimet rapid falas për qytetarët që hyjnë në vendin tonë, me ç’rast në besueshmëri prej 90% për pak minuta mund të kuptojmë se ndonjë person i infektuar mund të futet në Kosovë.”

Reshitaj u shpreh se po të aplikoheshin testet rapide para festave të fundvitit tashmë vendi do të ballafaqohej me një numër më të ulët të rasteve pozitive.

Po të kishte ndodhur një masë e tillë para festave të fundvitit jam e bindur që do të kishim një situatë krejt tjetër, pa numër kaq të rritur të të infektuarve dhe me një monitorim më të mirë të situatës”, tha ajo./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin