image Policia parandalon kontrabandimin me kafshë në Dumnicë, 27 dele dhe 4 qengja

Kosovë

Policia parandalon kontrabandimin me kafshë në Dumnicë, 27 dele dhe 4 qengja

news image

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se sot në fshatin Dumnicë ka parandaluar një rast të kontrabandimit të kafshëve.

“Nga njësitë policore janë ndalur dy automjete të dyshuara me targa vendore, në të cilat janë gjetur të ngarkuara 27 dele dhe 4 qengja pa matrikula në vesh, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës“, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje lidhur me rastin thuhet se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa me autorizim të prokurorit kompetent është iniciuar rasti “kontrabandim me mallra”.

Ndërsa automjetet dhe malli janë dërguar në terminal doganor për procedura të mëtejme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/