Pavarësisht ardhjes së mërgimtarëve për pushimet verore, situata në pikat kufitare të Kosovës aktualisht paraqitet e qetë.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, në shumicën e pikave të kalimit kufitar nuk janë raportuar kolona të automjeteve.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se pritjet për hyrje dhe dalje janë nga tri deri në pesë minuta.
Fluksi i automjeteve pritet të rritet gjatë ditëve në vijim, ndërsa qytetarët këshillohen që para nisjes të informohen për gjendjen në pikat kufitare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!