image Fluks i shtuar i mërgimtarëve, por pa pritje të gjata në kufijtë e Kosovës

Kosovë

Fluks i shtuar i mërgimtarëve, por pa pritje të gjata në kufijtë e Kosovës

news image

Qarkullimi në pikat e kalimit kufitar të Kosovës po zhvillohet pa probleme të mëdha, pavarësisht rritjes së lëvizjeve të mërgimtarëve gjatë kësaj periudhe.

Sipas të dhënave të fundit, pritjet në shumicën e pikave kufitare janë të shkurtra, ndërsa kolonat e gjata mungojnë. Koha më e madhe e pritjes është regjistruar në pikën kufitare në Han të Elezit, ku automjetet që hyjnë në Kosovë po presin rreth 5 deri në 10 minuta.

Në pikat e tjera kufitare situata paraqitet e qetë, me kohë pritjeje prej rreth 3 deri në 5 minuta si për hyrje ashtu edhe për dalje nga Kosova.

Autoritetet kufitare vazhdojnë monitorimin e gjendjes, ndërsa u bëhet thirrje udhëtarëve që të planifikojnë kohën e udhëtimit dhe të përdorin pikat alternative në rast të rritjes së fluksit

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/