Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka publikuar bilancin ditor të koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 vdekje dhe 836 raste të reja me koronavirus.
Aktualisht, në tri spitalet COVID, janë duke u trajtuar 436 pacientë, prej të cilëve 10 janë në terapi intensive kurse pesë janë të intubuar.
Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 490 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 15 mijë e 55 që nga fillimi i pandemisë./Gazeta Sinjali/