image Rëndohet gjendja me koronavirus në Shqipëri: 5 të vdekur dhe 531 raste të reja

Shqipëri

Rëndohet gjendja me koronavirus në Shqipëri: 5 të vdekur dhe 531 raste të reja

news image

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, pesë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit dhe janë regjistruar 531 raste të reja me këtë infeksion, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se 336 pacientë janë të shtrirë në spitale, kurse gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 106 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11 mijë e 473.

Po ashtu, bëhet e ditur se që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 21 mijë e 904 raste pozitive, 532 prej të cilëve kanë humbur jetën./Gazeta Sinjali/