image Rëndohet gjendja me COVID-19 në Itali: 631 viktima dhe mbi 32 mijë raste të reja

Evropë

Rëndohet gjendja me COVID-19 në Itali: 631 viktima dhe mbi 32 mijë raste të reja

news image

Njëri ndër vendet më të prekura në botë nga koronavirusi është Italia, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 631 persona dhe 32 mijë e 191 të tjerë janë infektuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Me bilancin e sotëm, që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 46 mijë e 464 vdekje si pasojë e koronavirusit në këtë shtet.

Po ashtu, numri total i të infektuarve me koronavirus në Itali ka arritur në 1 milion e 238 mijë e 72, kurse 3 mijë e 612 raste aktive janë në gjendje të rëndë shëndetësore./Gazeta Sinjali/