Me dy ndeshjet e sotme në Podujevë e Malishevë ka përfunduar java e 19-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita e ka marrë kryesimin e tabelës në elitë me 37 pikë të grumbulluara.
“Bardhekaltrit” kanë lënë pas Ballkanin e Gjilanin me nga një pikë më pak.
Prishtina pas humbjes në Malishevë (2:1) ka mbetur shumë larg nga skuadrat që e pretendojnë titullin e më të mirit në Superligë këtë edicion.
“Luftë” e madhe po zhvillohet edhe në pjesën e poshtme të tabelës, me disa skuadra që duan t’i ikin rënies.
TABELA: