Kombëtarja e Kosovës nuk ka ndërruar pozitë në renditjen e re të publikuar e FIBA-së.
Edhe pse Kosova shënoi dy fitore në parakualifikime për Botërorin e vitit 2023, shtëpia më e madhe e basketbollit, FIBA nuk e ka ngritur fare më lart Kosovën.
Kosova vazhdon të jetë në pozitën e 69-të në botë dhe të 37-tën në Evropë.
Kurse në vendin e parë vazhdon të jetë ShBA-ja, që pasohet nga Spanja dhe Australia.
Kundërshtarët që Kosova i mposhti në parakualifikimeve Islanda dhe Luksemburgu, gjenden në pozitën e 46-të dhe të 77-të./Gazeta Sinjali/