image Mbappe refuzon ofertën 700 milionëshe në vit? Relevo: Nuk do t'i bashkohet Al Hilal këtë verë

Futboll

Mbappe refuzon ofertën 700 milionëshe në vit? Relevo: Nuk do t’i bashkohet Al Hilal këtë verë

news image

Mediumi spanjoll ‘Relevo’ ka mohuar një kalim të mundshëm të Kylian Mbappes drejt Arabisë Saudite, qoftë edhe për një sezon, sipas ofertës së propozuar nga klubi saudit Al Hilal drejt PSG-së.

Klubi saudit gjatë ditës së sotme kishte bërë një ofertë prej 300 milionë funteve për francezin Mbappe.

Oferta kishte të bënte vetëm për 1-sezon, duke i ofruar Mbappes një pagë prej 700 milionë eurove brenda këtij sezoni.

Mediumi britanik SkySports ka raportuar se kjo ofertë është pranuar nga klubi francez, dhe se tashmë pritet të vendoset mes klubit saudit dhe lojtarit për ta gjetur kompromisin.

Megjithatë, raportet e fundit nga Spanja, më konkretisht mediumi i besueshëm ‘Relevo’ ka theksuar se Mbappe nuk do t’i bashkohet skuadrës së Al Hilal.

Sipas tyre, Mbappe do të preferonte të kalonte të gjithë sezonin e ardhshëm në stol sesa të luante në Arabinë Saudite.

/GazetaSinjaliSport/