ANP “Adem Jashari”, ka njoftuar se është regjistruar një tjetër rekord në numër udhëtarësh dhe fluturimesh në këtë aeroport.
Muaji maj ka shënuar rritje të trafikut ajror në ANP “Adem Jashari”, shkruan Gazeta Sinjali.
Një numër prej 257,770 udhëtarësh kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, gjatë këtij muaji.
Në krahasim me muajin maj të vitit 2021, kjo shifër tregon një rritje prej 90.08%.
Përgjatë muajit maj, janë realizuar 1,862 fluturime.