image Rekord në Aeroportin e Prishtinës: Mbi 340 mijë persona fluturuan gjatë korrikut

Kosovë

Rekord në Aeroportin e Prishtinës: Mbi 340 mijë persona fluturuan gjatë korrikut

news image

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shënuar një rekord të fluturimeve gjatë korrikut të këtij viti, transmeton Gazeta Sinjali.

Nëpërmjet një njoftimi ANP-ja ka njoftuar se gjatë korrikut kanë fluturuar 340 mijë e 446 udhëtarë, për dallim nga viti i kaluar që kanë udhëtuar 88 mijë e 607.

Tutje ata kanë shtuar se në javën e parë të muajit gusht janë realizuar 661 fluturime me një numër prej 104 mijë e 256 udhëtarësh.

Njoftimi i plotë

Performancë rekorde në ANP ‘Adem Jashari’

Muaji Korrik 2021 është përmbyllë me performancë rekorde krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2019 përderisa në Korrik 2020 ishte me humbje prej 68.39%.

Korrik 2019 kishte 280 013 udhëtarë

Korrik 2020 kishte 88 607 udhëtarë

Korrik 2021 janë 340 446 udhëtarë

Sa i përket muajit Gusht, vetëm në javën e parë janë realizuar 661 fluturime me një nr. udhëtarësh prej 104 256

Ne falenderojmë bashkëatdhetarët tanë dhe të gjithë udhëtarët që kanë shfrytëzuar shërbimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA.

/Gazeta Sinjali/