Ministri i Integrimeve Europiane, Blerim Reka, ka thënë se pritet që qytetarët Kosovës të lëvizin lirshëm në fund të këtij viti.
Sipas Rekës kjo do të ndodhë vetëm nëse Kosova arrin që t’i bind shtetet anëtare të Bashkimit Evropian se ka përfunduar të gjitha çështjet për këtë proces, transmeton Gazeta Sinjali.
“Si qeveri do të mundohemi t’i bindim edhe dyshimet e fundit për çlirimin e këtij procesi apo për fillimin e qarkullimit të lirë pa viza në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. Nëse arrijmë që t’i bindim këto shtete, unë shpresoj që deri në fund të këtij viti mund të pritet qarkullim pa viza i qytetarëve të Kosovës në shtetet anëtare të BE-së”, ka thënë ai në një intervistë për RTV21.
Që Kosova do të lëvizte lirshëm brenda këtij viti e kishte thënë edhe më herët ministri, por që kishte hezituar të jepte datë pasi kishte thënë se kjo gjë nuk ishte në dorën e tij./Gazeta Sinjali/