image Reka kërkon nga Norvegjia që t'i bind shtetet e tjera për përkrahjen e integrimit të Kosovës në BE

Kosovë

Komunikatë/ Reka kërkon nga Norvegjia që t’i bind shtetet e tjera për përkrahjen e integrimit të Kosovës në BE

news image

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka takuar përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjornstad, dhe ambasadorn e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Sipas njoftimit të ministrisë, me këtë rast, ministri Reka ka kërkuar nga diplomatët norvegjezë që t’i bindin shtetet e tjera skeptike për përkrahjen e Kosovës në proceset e integrimit në Bashkimin Evropian, shkruan Gazeta Sinjali.

“Reka e informoi zyrtarin e lartë diplomatik të Norvegjisë për prioritetin integrues të Kosovës në BE, përfshirë këtu liberalizimin e vizave, zbatimin e obligimeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, si dhe përgatitjet për aplikim të Kosovës për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE. Në këtë drejtim, Ministri Reka kërkoi mbështetje të Norvegjisë në bindjen e shteteve skeptike për përkrahjen e këtyre proceseve”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Siç thuhet në komunikatë, përfaqësuesi special i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjornstad e ka njoftuar ministrin Reka për bashkëpunimin e ri të Norvegjisë për të mbështetur presidencën kroate për vendet e Ballkanit Perëndimor me ekspertizë në përgatitjen e tyre  më të shpejtë për rrugën e tyre integruese.

“Së fundi, palët u dakorudan në vazhdimin e zbatimit të Projektit të Norvegjisë në Ministrinë e Integrimit Evropian, si dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve në zbatimin efektiv të saj”, përfundon komunikata./Gazeta Sinjali/