Federata e Spanjës ka konfirmuar ftesën për mbrojtësin Sergio Reguilon për përballjen ndaj Kosovës.
Spanja këtë të mërkurë do jetë mysafirë i Kosovës në “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Federata spanjolle përmes një postimi në Twitter ka konfirmuar zëvendësimin e Jose Gaya me Reguilon.
“Sergio Reguilon i bashkohet Kombëtares së Spanjës”, shkruhet në komunikatë.
Ndeshja e parë mes Spanjës me Kosovën përfundoi me rezultat 3 – 1.
Reguilon është bashkëlojtarë i yjeve të Tottenhamit, Kane dhe Son, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Real Madridin. /Gazeta Sinjali Sporti/