image Reduktimet 12-orëshe të ujit, banorët e 'Bajram Currit' në Prizren protestojnë para Ujësjellësit - FOTO

Sociale

Reduktimet 12-orëshe të ujit, banorët e ‘Bajram Currit’ në Prizren protestojnë para Ujësjellësit – FOTO

news image

Banorët e lagjes “Bajram Curri” në Prizren janë duke protestuar para zyrave të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni”, në këtë qytet, shkruan Gazeta Sinjali.

Vendimi i Këshillit të banorëve për protestë erdhi pas shumë kërkesave që ata ia kanë adresuar ujësjellësit për reduktimet e ujit deri në 12 orë në ditë, por për të cilat thonë se nuk morën asnjë përgjigje.

Madje, ata thonë se nuk morën përgjigje as pas protestës së të hënës.

/GazetaSinjali/