Janë realizuar dy gola të shpejtë në sfidën mes Arsenalit dhe Leicesterit.
Arsenali po udhëheqte 2-0 pas 45 minutëshit të parë, me dy golat e Gabriel Jesus.
Pjesa e dytë ka nisur furishëm pasi Leicesteri fillimisht ngushtoi epërsinë në minutën e 53-të, pas një autogoli nga William Saliba.
Sidoqoftë, vendasit reaguan menjëherë, duke rikthyer sërish avantazhin e dy golave, me Granit Xhakën që realizoi në minutën e 55-të, pas një gabimi të portierit të Leicesterit.
Xhaka goal
— gols: papodeboleiros (@papoboleiros1) August 13, 2022
Follow: @_papoboleiros pic.twitter.com/TiZkHgzVVs