image Real Sociedad vazhdon të befasojë, kryeson edhe pas xhiros së 12-të në Laliga

Futboll

Real Sociedad vazhdon të befasojë, kryeson edhe pas xhiros së 12-të në Laliga

news image

Skuadra e Real Sociedad është rikthyer në vendin e parë të kampionatit spanjoll të futbollit pasi luajtën 1:1 ndaj Athletic Bilbao në ndeshjen e xhiros së 12-të të La Ligës, në derbin e madh bask.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 57-të me golin e Aleksandër Isak nga penalltia dhe kishin tre pikët në xhep deri në kohën shtesë të arbitrit. Por Athletic barazoi në momentet e fundit të ndeshjes me golin e Iker Munain. Athletic arriti pikën me një lojtar më pak pasi Martinez u përjashtua nga fusha në minutën 84.

Në ndeshjen e luajtur më parë, Atletico Madrid mposhti Real Betisin me rezultat 3:0.

Kjo ishte fitorja e parë e Atletico në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ndërsa Betis shënoi humbjen e parë në pesë ndeshjet e fundit.

Kampionët në fuqi të Spanjës arritën në fitore me golat e Yannick Carrasco (26), German Pezzella (63-ag) dhe Joao Felix (80).

Getafe mposhti Espanyol 2:1 me fitoren e parë të sezonit. Të dy golat për vendasit i shënoi Enes Unal (32, 56), ndërsa për mysafirët Sergi Gomez (38).

Real Sociedad kryeson tabelën me 25 pikë, Real Madrid dhe Sevilla kanë nga 24 pikë, ndërsa Atletico Madrid është i katërti me 22 pikë. Getafe mbetet në fund të tabelës me gjashtë pikë, pavarësisht fitores.

Rezultatet e kësaj jave:

Cadiz – Mallorca 1-1 (Negredo 90 + 3-11 m / Baba 29)

Atletico Madrid – Betis 3-0 (Carrasco 26, Pezzella 63-ag, Felix 80)

Getafe – Espanyol 2-1 (Unal 32, 56 / Gomez 38)

Real Sociedad – Athletic B. 1-1 (Isak 57-11m / Munain 90 + 1)

Të shtunën:

Valencia – Villareal 2-0 (Guillamona 43, Solera 77-11 m)

Barcelona – Alaves 1-1 (Depay 49 / Rioha 52)

Sevilla – Osasuna 2-0 (Carlos 40, Ocampos 60)

Elche – Real Madrid 1-2 (Milla 86 / Vinicius 22, 73)

Të hënën:

Rayo Vallecano – Celta Vigo

Levante – Granada

/Gazeta Sinjali Sporti/