Skuadra e Real Madridit ka fituar në ndeshjen e sontme ndaj Galatasaray-t, me rezultat minimal 0:1.
Goli i parë dhe i vetëm i kësaj ndeshje u shënua në minutën e 18-të nga Toni Kroos.
Kjo ishte fitorja e parë e Real Madridit në Grupin A që ka regjistruar edhe një barazim dhe një humbje, ndërsa mban vendin e dytë në tabelë me katër pikë./Gazeta Sinjali/