image Reagon personi që është duke u akuzuar për rastin e 16-vjeçares nga Drenasi

Kosovë

Reagon personi që është duke u akuzuar për rastin e 16-vjeçares nga Drenasi

news image

Prokuroria e Prishtinës ka ngritur sot aktakuzë kundër gjashtë personave lidhur me rastin e abuzimit seksual të së miturës nga Drenasi.

Në mesin e të akuzuarve është edhe avokati që pretendonte se kishte denoncuar i pari rastin, Gazmend Halilaj. Avokati përmes një shkrimi në Facebook po pretendon se i ishin ofruar benificione që ai të ndalej.

Ai ka thënë se i është ngritur aktakuzë për diçka që sipas tij nuk gjendet në Kodin Penal.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Te dashur miq. Po ndegjoj qe prokuroria me paska ngrit nje aktakuz per nje rast qe e zbulova vet. Fillimisht kishte u munduan me qdo kusht te me te me ofrojn beneficione qe te ndalem, s ja dolen, pastaj u munduan te me eleminojn, sja dolen, pastaj me burgosen dhe me lan pa buk pa uje pa ilaqe, vetem qe te dorzohem por s ja dolen, tash me paska ngrit aktakuz nje prokuror te cilit me dat 25.02 2019 i bera kallzim penal, te nesermen i njejti me arrestoj pa asnje ankues pa asnje prov. Nejse, pa dasht te permendi emra por njerzit vetem qe po mendojn ndryshe, po i akuzojn per terrorizem dhe pastaj i vrasin ne burg, ndersa un i kam godit me prova dhe kjo ka qene pritshme. Ajo qka eshte SKANDALOZE, qe prokuroria me ka ngrit aktakuz per veper qe ,,Fare nuk gjendet ne Kodin penal,,. Skam qare pa e ba nje Kallzim penal,, ndaj perosnave pergiegjes. Te dashur miq, nga sot do te jem edhe me i FORT ne drejtim te goditjes se krimit sidomos te personave zyrtar. Un jam GAZMEND HALILAJ, un nuk friksohem, un do ta godas krimin pavarsisht qmimit qe paguaj.