image Ekskluzive: Ky është i arrestuari që po transportonte 8 kg drogë në bunkerin e kamufluar brenda furgonit

Siguri

Ekskluzive: Ky është i arrestuari që po transportonte 8 kg drogë në bunkerin e kamufluar brenda furgonit

news image

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për aksionin e Antidrogës që u zhvillua sot në Fushë Kosovë, afër një pompe derivatesh, ku u kapën 8 kg marihuanë dhe u arrestua një person.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari që u kap gjatë këtij operacioni është Zaim Hajdaraj, 61-vjeçar.

Ai po dyshohet se transportonte drogën në një bunker të kamufluar në furgonin e tij. Sipas infoematave të para nga bunkeri janë nxjerre dhe sekuestruar 12 paketime të plastikës me marihuanë. 

Të dyshuarit i janë gjetur edhe qindra euro, funta e lekë, që janë sekuestruar bashkë me disa telefona.

Ndaj tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/