Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur sonte në qytetin e Vjenës ku të paktën shtatë persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në atë që Ministri i Brendshëm austriak e quajti ‘sulm terrorist’, transmeton Gazeta Sinjali.
Për këtë incident, Policia e Vjenës ka reaguar duke i lutur qytetarët e saj të qëndrojnë në shtëpi dhe në vende të sigurta.
“Ju lutemi mos ngulni sytë në asnjë thashethem, akuzë, spekulim ose numër i pakonfirmuar i viktimave – kjo nuk ndihmon aspak! Qëndro brenda, gjej strehim, Rrini larg vendeve publike # 0211w”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta Sinjali/