image Austria pezullon ndihmën për palestinezët

Botë

Austria pezullon ndihmën për palestinezët

news image

Austria ka njoftuar se po pezullon ndihmën e saj për palestinezët, në një total prej rreth 19 milionë euro, në përgjigje të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i jashtëm Alexander Schallenberg.

Vitet e fundit, konservatorët në pushtet të Austrisë kanë miratuar një nga qëndrimet më pro-izraelite në Bashkimin Europian.

“Shkalla e terrorit është aq e tmerrshme sa nuk mund të kthehemi në punë si zakonisht. Prandaj për momentin ne do të ngrijmë të gjithë ndihëm,” tha Schallenberg.

Ai nuk bëri dallim midis Gazës, një enklavë palestineze e sunduar nga Hamasi, dhe Bregut Perëndimor shumë më të madh, të drejtuar nga Autoriteti Palestinez i mbështetur nga Perëndimi, i udhëhequr nga presidenti Mahmoud Abbas, lëvizja Fatah e të cilit është një rivale e Hamasit.

Lajmi vjen pasi Gjermania fqinje debatoi të dielën nëse duhet të ndalojë ndihmën për palestinezët pas sulmit të Hamasit, me Ministren e Zhvillimit Svenja Schulze nga Social Demokratët në pushtet që tha se qeveria ka qenë gjithmonë e kujdesshme për të kontrolluar që paratë të përdoreshin vetëm për qëllime paqësore./abcnews.al

/GazetaSinjali/