image Kryetari i Parlamentit të Austrisë nesër viziton Kosovën, pritet në takim nga Konjufca

Politikë

Kryetari i Parlamentit të Austrisë nesër viziton Kosovën, pritet në takim nga Konjufca

news image

Kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka nesër do të jetë për vizitë në Kosovë.

Sobotka do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës mediat mund të marrin pjesë në fillim të takimit, dhe pas takimit do të ketë konferencë për media.

“Pas përfundimit të konferencës, kryetarët Konjufca dhe Sobotka do të marrin pjesë në “Punëtorinë për Demokraci – DEMOS-ti” dhe do të bashkëbisedojnë me nxënës filloristë, në hollin e Kuvendit.” – thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

/GazetaSinjali/