image Anëtarët e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës ngjiten në majën më të lartë në Austri

Sociale

Anëtarët e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës ngjiten në majën më të lartë në Austri

news image

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se anëtari i tyre Bardhosh Morina si dhe aspirantet Lira Avdiu e Anjeza Vokshi, para dy ditëve kanë ngjitur me sukses majën e Grossglocknerit, e cila është maja më e lartë në Austri.

ShKShMK shtoi se këto ngjitje dëshmojnë profesionalizmin e tyre, teksa u ka uruar suksese të tjera.

“Me datën10.08.2023, shpëtuesi ynë Bardhosh Morina dhe aspirantet Lira Avdiu, Anjeza Vokshi du ngjitën me sukses në majën e Grossglocknerit ,majën më të lartë në Austri. I urojmë për këtë ngjitje në kushte dimërore dhe ju dëshirojmë suksese të tjera.Specialitët tanë vazhdojnë me përgatitjet psiko-fizike,këto ngjitje dëshmojmë për profesionalizmin dhe pasionin e anëtarëve tanë për bjeshkatarinë”, thuhet në njoftimin e tyre.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0TUUdX9aXpo7qFjjjzVXqFHRothwpn2PyEy8d7Hf3kurZeK1jzsdVsTw9W5Mm37ZKl&id=100070733594610&cft[0]=AZV1yDWPhT5dC-_mzKPeghgUNhyx5i8QbOGioLJHmfbg04qurkQE4zZbJ69GIX6aaThj_u6kWBOZWt70eAvw9M-O88wezR3kdo5GQtV-uCGOj9QlILN_2YCjjnE1Yldx9abpPPw-VfxatTGITES9SyJfSZe6dQuOKglPMz6OmESj_URrYP8lLyU3zMi0oQmZSfk&tn=%2CO*F

/GazetaSinjali/