Policia ka reaguar pas lajmit për rrahjen e kuzhinierit të njohur, Indrit Çela.
Policia deklaron se autorë janë 2 vëllezër, njëri prej të cilëve është kapur ndërsa tjetri është në kërkim.
Sipas policisë mes kuzhinierit dhe vëllezërve ka pasur konflikte edhe më herët.
Në njoftimin e Policisë thuhet se “Shtetasit E. L., dhe D. L., vëllezër, banues në fshatin Derven, rreth orës 18:30, në aksin rrugor Fushë Krujë – Rinas, në vendin e quajtur “Ura e Gjoles”, me automjetin e tyre i kanë bllokuar rrugën automjetit, me të cilin udhetonte shtetasi I. Ç., 39 vjeç, dhe e kanë goditur këtë të fundit me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të rënda fizike, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore“.
“Shtetasi E. L., është arrestuar mbrëmjen e djeshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Derveni”, ndërsa vëllai i tij shtetasi D. L., është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij“.