image Momenti kur të rinjtë nxjerrin nga makina kuzhinierin, Indrit Çela dhe e rrahin me shufër hekuri

Bota e Yjeve

Momenti kur të rinjtë nxjerrin nga makina kuzhinierin, Indrit Çela dhe e rrahin me shufër hekuri

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Fushë Krujë, ku është rrahur kuzhinieri i njohur Indrit Çela.

Në videon e mëposhtme shihet sesi kuzhinieri tërhiqet zvarrë dhe nxirret me dhunë nga makina dhe qëllohet me shufër hekuri, grushte e shqelma.

Në makinë bashkë me Indrit Çelën ka qenë dhe bashkëshortja e tij, e cila ka parë të gjithë skenën e tmerrshme.

Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja, teksa kanë qenë dëshmitarët ata që kanë parë ngjarjen dhe kanë njoftuar menjëherë ambulancën dhe policinë.

Mirëpo kuzhinieri 39-vjeçar në polici ka deklaruar se është përplasur nga një makinë, e cila pas aksidentit është larguar.

Raportohet se Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve.

/GazetaSinjali/